Prishtina kërkon fitore në Lituani ndaj ukrainasve - Bota Sot
Prishtina kërkon fitore në Lituani ndaj ukrainasve

Basketboll

Prishtina kërkon fitore në Lituani ndaj ukrainasve

Nga: K. G. Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:55
Prishtina kërkon fitore në Lituani ndaj ukrainasve

Skuadra më e mirë në vendin tonë, Z Mobile Prishtina, është e përgatitur në çdo pikëpamje dhe mëton fitore ndaj Cherkaski Mavpy të Ukrainës, në ndeshjen që luhet nesër (18.00) në Vilnius të Lituanisë. Ndeshja është e vlefshme e xhiros së katërt e grupit E të FIBA Europe Cup në basketboll. Basketbollisti Dardan Berisha me shokë kërkojnë fitore, e cila do të jetë shumë e rëndësishme për të siguruar kualifikimin për më tutje në garat evropiane. “Djemtë tanë mund ta shkruajnë historinë”, thuhet nga Z Mobile Prishtina. Në kryeqytet prishtinasit kishin fituar me 92:82 ndaj ukrainasve.  Në grupin E Bakken Bears kryeson me 6 pikë, pasojnë Prishtina 5, Cherkaski Mavpy dhe Steaua ka 3 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera