Përforcohen prizrenasit

Basketboll

Përforcohen prizrenasit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:27
Steven Haney

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, nuk e ka nisur mirë kampionatin e sivjetmë, pasi në 7 ndeshjet e para i ka shënuar vetëm 3 fitore dhe i ka pësuar 4 humbje.

Me synimin që në vazhdim të kampionatit të ketë rezultate më të mira, skuadra prizrenase e ka bërë edhe një përforcim.

Steven Haney do të jetë anëtar i ri i Bashkimit, ndërsa vendimi për transferimin e  tij është marrë pas largimit të Alex Gorski për shkak të performancës së tij të dobët.  Steven Haney është 23 vjeçar, i gjatë 198 centimetra dhe luan në pozitën 2 dhe 3. Në sezonin e fundit ka luajtur për Loyola Marymount University në SHBA ku kishte një mesatare prej 12.88 pikëve për ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat