Z Mobile Prishtina – Steaua Bucuresti, përfundon ndeshja, ky është rezultati

Basketboll

Z Mobile Prishtina – Steaua Bucuresti, përfundon ndeshja, ky është rezultati

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 21:00
Pamje nga ndeshja

Z Mobile Prishtina ishte nikoqire e Steaua Bucurestit nga Rumania në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup.

Çereku i parë përfundoi me fitoren e Prishtinës më rezultat 25:17, por në çerekun e dytë rumunët ishin më të mirë pasi që mundën Prishtinën me rezultat 9:19.

Pjesëloja e parë përfundoi me rezultat 34:36 në të mirë të mysafirëve.

Në çerekun e tretë KB Prishtina luan edhe më mirë dhe e fiton atë 23:12, por përsëri tregohen më të pasuksesshëm në çerekun e katër pasi që humbin 17:21.

Megjithatë kjo nuk i mjaftojë rumunëve dhe ata e humbin edhe ndeshjen e dytë kundër KB Prishtinën me rezultat 74:69.

Me këtë fitore Prishtina merr kryesimin e Grupit E të konferencës së dytë më 9 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në mesin e 16 skuadrave më të mira në Euro Cup.

Fituesi i këtij grupi përcaktohet në ndeshjen në Prishtinë kundër Bakken Bears që do të mbahet në Prishtinë më 23 nëntor.

Z Mobile Prishtina tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje në FIBA Europe Cup, duke zënë vend në mesin e 16 skuadrave që do të vazhdojnë garat në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat