Golden Eagle Ylli hakmerret, e mund bindshëm Rahovecin

Basketboll

Golden Eagle Ylli hakmerret, e mund bindshëm Rahovecin

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 22:21
Foto nga ndeshja

Ylli i është hakmarrë Rahovecit duke e mposhtur në Gjakovë me rezultat 101-78.

Ylli ishte skuadra që pësoi humbje në duelin që u zhvillua në fillim të sezonit dhe tash gjeti momentin të hakmerret për atë disfatë para tifozëve të vet.

Çereku i parë ishte vendimtar, ku mysafirët shfrytëzuan me mbrojtje të fortë të krijojnë epërsi prej hiç më pak se 14 minutash, që ishte edhe epërsia më e lartë e pjesës së parë.

Rahoveci provoi të kthehej në lojë, por nuk ja doli ta bënte këtë, pavarësisht përpjekjeve.

Richardson realizoi 23 pikë dhe Qallaku 22 pikë te Rahoveci, kurse te Ylli shkëlqyen Jones me 22 pikë, Everet me 17 pikë dhe Banks me 16 pikë e 11 kërcime.

Pas kësaj disfate Rahoveci humb për herë të tretë këtë sezon dhe rrezikohet nga Ylli që gjendet në vendin e tretë me vetëm një fitore më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat