Golden Eagle Ylli ka triumfuar si mysafir në Gjakovë

Basketboll

Golden Eagle Ylli ka triumfuar si mysafir në Gjakovë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:58
Golden Eagle Ylli ka triumfuar si mysafir në Gjakovë

Golden Eagle Ylli ka triumfuar si mysafir në Gjakovë ndaj Rahovecit me rezultat 101:78 në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës.

Më të merituarit në radhët e ekipit nga Suhareka ishin Robert Jones me 22 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, Romelo Banks me 19 pikë e 12 kërcime, Terrell Everet me 17 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, Leonard Mekaj me 16 pikë, 4 kërcime e 3 asistime dhe Egzon Kuqi me 13 pikë e 3 kërcime.

Në anën tjetër te Rahoveci më efikasit ishin Frederick Richardson me 23 pikë e 13 kërcime, Arian Qallaku me 22 pikë, 6 kërcime e 3 asistime dhe Deshon Minnis me 13 pikë, 3 kërcime e 9 asistime.

Ndërkohë edhe Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj Lipjanit me shifrat 88:59.

Më të dalluarit te skuadra mitrovicase ishin Dwane Miner me 22 pikë e 6 kërcime, Mark Dorris me 20 pikë, 4 kërcime e 11 asistime, Besnik Azemi me 20 pikë e 9 kërcime dhe Samir Zekiqi me 12 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.

Ndërkaq të mërkurën do të takohen rivalët lokal, Ponte Prizreni dhe Bashkimi, ndeshje kjo që do të luhet në palestrën e sporteve  në Prizren me fillim nga ora 19:00.

Ekipi kampion në fuqi, Bashkimi zë vendin e katërt në tabelë me 4 fitore e 5 humbje, kurse Ponte Prizreni e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndaj Z Mobile Prishtinës, dhe ka bilanc prej 4 fitore e 4 disfata, duke u renditur në pozitën e gjashtë.

Në ballafaqimin ndërmjet këtyre dy skuadrave në kuadër të xhiros së tretë pati triumfuar Bashkimi me shifrat 80:77.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat