Kur i luan Prishtina ndeshjet në Europë?

Basketboll

Kur i luan Prishtina ndeshjet në Europë?

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 15:12
Ilustrim

Z Mobile Prishtina i ka mësuar kundërshtarët e raundit të dytë në FIBA Europe Cup, garë në të cilën në fazën e grupeve e ka zënë vendin e dytë në Grupin E, për të siguruar kështu një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira, që do të vazhdojnë tutje në këtë garë.

Skuadrat s. Oliver Wurzburg nga Gjermania, Szolnoki Olaj nga Hungaria dhe Pinar Karsiyaka nga Turqia janë kundërshtarët e Z Mobile Prishtinës në raundin e dytë të FIBA Europe Cup.

Ndeshjen e parë në kuadër të këtij raundi bardhekaltrit do ta luajnë më 12 dhjetor si mysafir kundër s. Oliver Wurzburg, të dytën në shtëpi në përballje me Szolnoki më 19 dhjetor, derisa më 9 janar 2018 do të luajnë si mysafir ndaj Pinar Karsiyaka, më 23 janar në Prishtinë ndaj s. Oliver Wurzburg, më 30 janar në Hungari kundër Szolnoki Olaj dhe më 6 shkurt janë nikoqir të Pinar Karsiyaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat