Harden nuk mjafton, Mavericks deklasojnë Rockets

Basketboll

Harden nuk mjafton, Mavericks deklasojnë Rockets

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:25
Harden nuk mjafton, Mavericks deklasojnë Rockets

Dueli i skuadrave nga Teksas i takon ekipit nga Dallasi.

Dallas Mavericks kanë vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur në derbin e Teksasit, Houston Rockets me rezultatin 128-108.

Pavarësisht një paraqitjeje fenomenale nga James Harden, i cili realizoi një triple-double, me 25 pikë, 11 kërcime dhe 17 asistime, Rockets zhgënjyen përsëri, duke pësuar humbjen e 11-të në 20 ndeshje. Për Mavs, shkëlqeu i zakonshmi Luka Donçiq, me 20 pikë.

Milwaukee Bucks i gëzohet fitores së radhës, duke mposhtur me vështirësi 116-113 Chicago Bulls.

Giannis Antentokoumpo ishte lideri i Bucks me 36 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime, ndërkohë tek Chicago më të mirët ishin Zach LaVine dhe Jabari Parker, me të dy lojtarët që shënuan nga 24 pikë secili.

Dominim i Minnesota Timberwolves ndaj San Antonio Spurs, me rezulatin final i cili u mbyll 89-128.

Pas largimit të Jimmy Butler dhe ardhjes së Dario Sariq e Robert Convigton, Minnesota duket ekip tjetër. Ishte pikërisht Convigton lojtari më i mirë për Timberwolves në këtë takim, me 21 pikë dhe 9 kërcime.

Oklahoma City Thunder, fundos edhe më shumë Cleveland Cavaliers duke i mundur 100-83.

Tjetër triple-double për Russell Westbrook, i cili realizoi 23 pikë 19 kërcime dhe 15 asistime në triumfin e skuadrës së tij. Ndërsa për Cavs ishte disfata e 16 këtë stinor dhe numërojnë vetëm katër fitore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat