Kështu ndahet Kosova në Maqedoni

Basketboll

Kështu ndahet Kosova në Maqedoni

Nga: Kemajl Goca Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 19:32
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës regjistron humbjen e tretë rresht në garat kualifikuese në Eurobasket 2021. Kësaj radhe pësuan humbje në Gjevgjeli nga Maqedonia me rezultat 78:68 (29:16, 10:19, 22:12, 17:21), në ndeshjen e grupit B. Kosova është e fundit në renditje me tri humbje, të parën e kishte pësuar në Prishtinë me 76:73 nga Maqedonia, pastaj u mund në Oradea nga Rumunia me 88:83 dhe së fundi në Gjevgjeli. Sikurse basketbollistët e Kosovës të luanin si në çerekun e dytë, do të ktheheshin ballëlart nga ky rrugëtim i vështirë.

Çerekun e parë Kosova e nisi shumë keq, fillimisht ishte në disavantazh me 4:0, pastaj me 12:4 dhe me 20:6 në minutën e 7-të. Maqedonasit e përfunduar çerekun e parë me 13 pikë epërsi (29:16) në favor të tyre. Në çerekun e dytë, tjetër fytyrë e Kosovës dhe e futi fort në presion Maqedoninë, duke e ngushtuar rezultatin në 31:23 dhe në 35:33 në minutën e 18-të.  Pjesa e parë përfundoi me 4 pikë dallim (39:35) për maqedonët. Megjithatë çereku i tretë nuk nisi mirë për tanët, ku pësuan seri negative 6:0 dhe kjo i mundësoi kundërshtarit që të shkëputen në epërsi.

Në minutën e 35-të, Maqedonia avancoi me 14 pikë (70:56), duke shuar të gjitha shpresat për Kosovën që të del me një rezultat më të mirë. Maqedonia triumfoi me rezultat 78:68. Më efikasi te maqedonët është Bojan Trajkovski me 23 pikë, ndërsa te Kosova Dardan Berisha me 19 pikë e Lis Shoshi 18. Maqedoni kryeson me 6 pikë, pasojnë Rumania 3 (një ndeshje me pak) e Kosova 3.

Maqedonia-Kosova       78:68

Palestra e sportit në Gjevgjeli.

Gjyqtarë: S. Dozai (Kroacia), V. Tsekov (Bullgaria), J. Jurceviç (Kroacia).

Maqedonia: Gjuroski 7, Krstevski, Sokolov, V. Stojanovski 14, D. Stojanovski 10, Karagjovski, Magdevski 6, Maslinko, Simonovski 3, Trajkovski 23, Whittngton 15.

Kosova: Bunjaku 7, Ismajli 5, G. Morina 15, Shoshi 18, Tmushiç, Berisha 19, Grosha, Janjeva, Mekaj, A. Morina, Rugova 4, Shehu,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat