James udhëheq Lakers drejt një fitores

Basketboll

James udhëheq Lakers drejt një fitores

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 13:02
Los Angeles Lakers

Skuadra kaliforniane ka fituar edhe një ndeshje.

Los Angeles Lakers kanë gjetur rrugën e duhur që falë edhe liderit të tyre LeBron James realizuan fitoren e tretë radhazi dhe të 14-n në 23 takime duke u ngjitur në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit.

Në fitoren e thellë me rezultat 120-96 ndaj Phoenix Suns skuadrës më të dobët të konferencës, spikati dyshja Kyle Kuzma dhe James që realizuan 23 përkatësisht 22 pikë.

Pas katër fitoresh radhazi Los Angeles Clippers shijon disfatën. Skuadra kaliforniane u mposht në Teksas nga Dallas Mavericks me rezultatin 114-110 duke humbur edhe kreun e Konferencës së Perëndimit që tashmë i përket Denver Nuggets.

Për t’i shkaktuar disfatën e shtatë sezonale Clippersave mendoi dyshja Barnes-Barea që të dy së bashku realizuan 54 pikë për Dallas duke mbuluar kështu edhe mungesën e talentit slloven Luka Donçiq për shkak lëndimi. Kjo ishte fitorja e 11-të në 21 takime për Dallas që falë këtij suksesi u ngjit në zonën play-off në Konferencën e Perëndimit.

I rikthehet fitoreve pas dy humbjesh rresht San Antonio Spurs. Skuadra tjetër teksane mposhti në AT&T Center, Portland Trail Blazzers me rezultatin 131-118 në një ndeshje ku DeMar De Rozan me 36 pikë, ishte lojtari më i mirë mbi parket për Spurs ndërsa shkëlqeu edhe LaMarcus Aldridge me 29 pikë.

Formë të mirë po kalon edhe Philadelphia 76ers që në shtëpi triumfoi 103-95 ndaj Memphis Grizzlies duke blinduar vendin e tretë në Lindje.

Në fitoren e katër rresht të 76ers, shkëlqeu dyshja J.J Redick-Jimmy Butler të cilët së bashku realizuan 45 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat