Golden State Warriors impresionon kundër Atlanta Hawks

Basketboll

Golden State Warriors impresionon kundër Atlanta Hawks

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 08:45
Foto

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi, Golden State Warriors ka arritur të regjistroj fitoren e radhës në këtë sezon në NBA.

“Luftëtarët” kanë triumfuar si mysafirë në palestrën “Philip Arena” kundër Atlanta Hawks me rezultat 128-11.

Vetëm çereku i dytë i takoi vendasve gjersa në tri të tjerët Warriors treguan cilësitë e tyre, e cila në fund rezultoi me fitore.

Image

Basketbollisti më efikas te Golden State ishte Stephen Curry me 30 pikë. Dy më pak i shtoi edhe Kevin Durant gjersa 27 sosh i shënoi Klay Thompson.

Te “gjeraqinat” më efikasi në parket ishte John Collins me 24 pikë gjersa katër më pak i realizoi Trae Young, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, mysafirët kanë bilanc prej 16 fitoreve dhe nëntë humbjeve ndërsa për vendasit ishte pësimi 19 kundrejt pesë triumfeve.

Në takimin e radhës Warriors do të takohen me Cleveland Cavaliers gjersa Atlanta do të luajë kundër Washington Wizards.

Rezultatet tjera:

Detroit 83-110 Oklahoma City

Broklyn 97-99 Cleveland

New York 107-110 Washington

Toronto 103-106 Denver

Minnesota 103-93 Houston

New Orleans 126-129 L.A. Clippers

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat