Kosova pa asnjë amerikan

Basketboll

Kosova pa asnjë amerikan

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 11:50
Kosova pa asnjë amerikan

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ndeshjen e fundit në kuadër të raundit të dytë të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do ta luaj më 24 shkurt në shtëpi kundër Rumanisë.

Duhet theksuar se Kosova në dy ndeshjet, pra kundër Rumanisë dhe Maqedonisë është paraqitur me lojtarë vendor, pa asnjë amerikan, dhe pa njërin ndër bartësit kyc të lojës, Erjon Kastratin, i cili ende është duke u rehabilituar nga lëndimi i përjetuar në shtator.

Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një rast tjetër për t'u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat