Presidentit të klubit serb, iu skuq hunda si spec para shtetit të Kosovës!

Basketboll

Presidentit të klubit serb, iu skuq hunda si spec para shtetit të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:31
Presidentit të klubit serb, iu skuq hunda si spec para shtetit të Kosovës!

Me një fytyrë të skuqur dhe në siklet të pakontrollueshëm ka qenë edhe presidenti i klubit të basketbollit Partizani nga Beogradi, Ostoja Mijailoviq. Ai paksa nga inati, paksa nga ftohti, paksa nga frika, iu kishte skuqur edhe hunda siç thonë në popullin tonë, si speci i kuq, kur doli para policisë së Kosovës.

Nuk e kishte idenë as vet ai se do t’i ndodhë kjo, duke menduar se do ta kalonin kufirin sikur të shkonin në dasmë se jo në një shtet tjetër. Mediat serbe si gjithmonë, shkarravisin se plani djallëzor shqiptar nuk lejoi bardhë e zinjtë që të futen në Kosovë.

“Ne kemi pasur dëshirë për të shkuar në Mitrovicë që të shohim popullin tonë, ku kemi tifozë në numër të madh. Plani ishte t'i shihnim ata sot dhe të luanim ndeshjen miqësore në Leposaviq në orën 15.00, por u ndaluam në kufi dhe nuk e di as arsyen”, tha Mijailoviqi, duke menduar se policia e Kosovës ishte duke pritur që t’i arrestojë ata nëse futen në Kosovë sikur kishte ndodhur me Marko Gjuriçin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat