Anthony Davis drejt Lakers, përfshihen tri skuadra, largohet Lonzo Ball

Basketboll

Anthony Davis drejt Lakers, përfshihen tri skuadra, largohet Lonzo Ball

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 22:19
Anthony Davis

LA Lakers nuk e ka filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, mirëpo tek ta është vërejtur një përmirësim pas secilës ndeshje.

Skuadra tashmë numëron një rekord prej 15 fitoreve dhe 9 humbjeve këtë edicion. Ata udhëhiqen nga LeBron James, i cili po vazhdon të mrekullojë.

Mirëpo, “mbreti” ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe atë do ta gjente më së miri tek Anthony Davis.

Një nga më të mirët e NBA thuhet se mund të kalojë tek Lakers në një transferim që do të përfshinte tri skuadra dhe që do të largonte Lonzo Ball nga Lakers.

Sipas medieve amerikane, secila marrëveshje për AD do të përfshinte Lonzo Ball dhe Brandon Ingram.

Gjithashtu, për të liruar hapësirat për pagën e Davis, skuadra do të duhej të largonte Kentavios Caldwell – Pope.

Davis këtë sezon deri më tani ka regjistruar 27.9 pikë për ndeshje 10.4 kërcime për ndeshje, në 34.9 minuta të luajtura për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat