Shikoni progresin e Lakers pas “efektit LeBron James”

Basketboll

Shikoni progresin e Lakers pas “efektit LeBron James”

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 00:33
LeBron James

Kalimi i LeBron James nga Cleveland Cavaliers tek LA Lakers ka qenë ngjarja më e komentuar në fazën para sezonale të NBA.

E gjithë vëmendja e tërhequr nga “mbreti”, po justifikohet me statistikat që ai po regjistron këtë sezon nën ngjyrat e skuadrës nga Los Angeles.

Deri në këtë pikë të sezonit, lojtari është lider i skuadrës në 10 kategori të ndryshme. Vetëm në bllokada prinë Javale McGee para James.

Por, përveç statistikave individuale, LeBron James ka përmirësuar edhe statistikat e skuadrës.

Në sezonin e kaluar, skuadra e Lakers kishte arritur fitoren e 15-të vetëm pas 42 ndeshjeve të zhvilluara.

Këtë sezon, të udhëhequr nga “mbreti James”, Lakers kanë regjistruar fitoren e 15-të qysh në ndeshjen e 24-të të sezonit.

Duket se LeBron po adoptohet më mirë se që kanë pritur disa në konferencën perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat