Pamjet dëshmojnë se Luka Doncic është magjik edhe në NBA

Basketboll

Pamjet dëshmojnë se Luka Doncic është magjik edhe në NBA

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 20:28
Luka Doncic

Basketbollisti slloven Luka Doncic është duke luajtur në sezonin e tij të parë në NBA, pas transferimit nga Real Madridi dhe Dallas Mavericks.

Ashtu siç edhe pritej nga shumë njohës të basketbollit në Evropë, por jo edhe në SHBA, (kujtojmë çka kishte thënë Charles Barkley), Doncic është duke shkëlqyer në NBA, kurse në këtë postim, Insporti do të ndalet vetëm në një element të veçantë të lojës së tij në sulm.

Fjala është për gjuajtjen nga hapi prapa, të cilën e ka pasur specialitet në Evropë dhe e bënte me lëhtësi në saje të driblimit të mirë dhe hapit të parë shumë eksploziv.

Mirëpo, këtë veprim ai e ka perfeksionuar edhe në NBA dhe pamjet nga dueli i Teksasit, ndërmjet Dallasit dhe Houstonit, tregojnë se Doncic e ka “step back” gjuajtjen më të mirë në botë, edhe pse fjala është për një debutues në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat