Prishtina nuk i frikësohet gjermanëve

Basketboll

Prishtina nuk i frikësohet gjermanëve

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:32
Pamje nga një ndeshje

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë, Z Mobile Prishtina, është e përgatitur maksimalisht dhe pretendon suksese të radhës në garat evropiane. Prishtina ka mbush bateritë në krye me basketbollistin më të mirë në Kosovë, Dardan Berishën dhe në asnjë formë nuk i frikësohen skuadrës gjermane Oliver Wurzburg në Wurzburg, me të cilën takohen sonte në orën 19.00, në kuadër të Grupit I të raundit të dytë të FIBA Europe Cup. Në fakt, një përballje e vështirë për Prishtinën, kur kihet parasysh se luajnë në fushë të skuadrës gjermane dhe në anën tjetër, nuk kanë edhe shumë njohuri për ta.

Megjithatë Prishtina ka ekipin më të mirë të pas luftës dhe që pritet të jetë rival i denjë, madje edhe mund të befasojë si ka ndodhur në takimet e kaluara. Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup ka shkruar se Z Mobile Prishtina ka bërë histori në këtë garë duke u kualifikuar për në raundin e dytë pas tri tentimeve të pasuksseshme. “Me tifozët e tyre të zjarrtë, ata do t'ua vështirësojnë gjërat çdo ekipi për të shënuar fitore në Kosovë, por niveli i konkurrencës në Grupin I do të jetë më i fortë në krahasim me Steaua Bukureshti dhe Cherkaski Mavpy. Dardan Berisha, Kyan Anderson, Khalid Boukichou, A.J. Davis dhe Demario Mayfield janë në qendër të sistemit të lojës së trajnerit Damir Mulaomeroviq, skuadrës e cila në Superligën e Kosovës është ende e pamposhtur me seri 10:0”, shkruan faqja zyrtare e FIBA Europe Cup. Bardhekaltrit janë skuadra më e organizuara dhe më buxhetin më të madh në vendin tonë, që synojnë edhe mrekullinë e radhës në garat ndërkombëtare. 

Në anën tjetër për kundërshtarin e Z Mobile Prishtinës, kjo faqe zyrtare shkruan: "Në edicionin 2017/18 ishin të pafat në short të FIBA Europe Cup, por s. Oliver Wurzburg janë duke e bërë maksimumin e tyre në këtë edicion. Një ekip mjaft i fortë, por edhe me disa pikë të dobëta, së fundi ka nënshkruar me kampionin e FIBA Europe Cup, Mike Morrison, dhe që tashmë në roster ka lojtarë si Gabe Olaseni, Kresimir Loncar, Perry Ellis, Xavier Cooks dhe Johannes Richter.

Në Bundesligën gjermane ata kanë bilanc prej 3 fitore e 6 humbje". Të gjithë presin një lojë të fortë, ani se skuadra gjermane hiqet në një formë si favorite, për shkak se ka edhe përparësinë e terrenit. Mos të harrojmë, se Prishtina për të arritur deri në këtë nivel ka lënë anash Cherkaski Mavpy dhe Steauan. Prishtina është në grup me Pinar Karsiyaka nga Turqia dhe Szolnoki Olaj nga Hungaria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat