Resmije moj Resmije, po pse...

Basketboll

Resmije moj Resmije, po pse...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:43
Resmije moj Resmije, po pse...

Kemi pasur një klub me emrin Universiteti i Prishtinës! Klubi i basketbollit Universiteti, më i suksesshmi i të gjitha kohërave në sportin femëror!  Klub që disa vite ka qenë edhe anëtare e Ligës së parë ish jugosllave, në periudhën e fundviteve 70-ta dhe në vitet e 80-ta, që besa një periudhë të artë edhe të pas luftës (2004), në Ligën Trocall!

Resmije Juniku është ikonë e basketbollit, ka kaluar të 65-ta! Resmije moj Resmije, përse nuk e merr iniciativën me ish basketbollistet, si Xhemile Berisha, Xhevahire Mustafa, Serbeze Perani, Shemsije Stublla, të kërkoni e ta nxirrni monografinë e klubit më të suksesshëm femëror që kemi pasur! Si mund ta bindim rininë e sotme, kur nuk kemi të dhëna, nuk kemi monografi se vërtet kush ka qenë Universiteti! KB Universiteti sot me emrin Prishtina, meriton një monografi.

Image

Meriton që Komuna e Prishtinës ta investojë një monografi, sepse do të jetë një pasuri për të gjithë ne, për gjithë kombin, që të dëshmojnë, se sporti i basketbollit femëror nuk nis nga viti 1999, por ka fillet që moti! Resmije, do të ishte e mirë që nesër të kemi një monografi, sepse të luanin aq shumë shqiptare në kohën e ish Jugosllavisë, ka qenë më shumë se patriotizëm, madje edhe të arrini suksese.

Image

Arsyeja? Të ishe në pesëshen startuese u desh të jesh 10 herë më e mira se serbja, ndryshe e ke nxehë bankën ose ke ndejt në tribuna! Ju keni qenë e pazëvendësueshme, sot të takon një iniciativë për një monografi, të kërkosh ndihmë financiare në Komunën e Prishtinës dhe në që besa edhe në ministri e sportit, që botojmë një monografi, që do të ishte me vlerë kombëtare sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat