Prishtina pësoi humbje në Gjermani - Bota Sot
Prishtina pësoi humbje në Gjermani

Basketboll

Prishtina pësoi humbje në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 21:27
Pamje nga ndeshja

Në një atmosferë të mirë, ekipi gjerman u tregua më i mirë, sidomos në çerekun e fundit kur thelloi fitoren. Prishtina u mundua me të gjitha kapacitetet që kishte që të kthehen me rezultat të mirë, por ka qenë e vështirë, pasi që vendasit treguan më shumë në disa momente.

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Z Mobile Prishtina, pësoi humbje në Wurzburg me rezultat 95:77 (24:20, 16:18, 28:23, 27:16) nga S.Oliver Wurzburg, në ndeshjen e parë të grupit I të fazës së dytë të kualifikueseve në FIBA Europe Cup në basketboll. Në një atmosferë të mirë, ekipi gjerman u tregua më i mirë, sidomos në çerekun e fundit kur thelloi fitoren.

Prishtina u mundua me të gjitha kapacitetet që kishte që të kthehen me rezultat të mirë, por ka qenë e vështirë, pasi që vendasit treguan më shumë në disa momente. Në çerekun e parë lojë me rivalitet të madh, Prishtina mundohej me forcat e saja dhe nuk ishte indiferente, kur rezultati shënonte 24:20 në favor të skuadrës gjermane në minutën e 20-të.

Çereku i radhës ka qenë shumë atraktiv, kur Prishtina e futi në presion mikpritësin. Djelmoshat e Prishtinës dhanë maksimumin dhe e ngushtuan rezultatin në 2 pikë dallim (40:38). Për gjermanët një shqetësim, për Prishtinën një motiv shtesë për çerekun e tretë dhe për të kërkuar më të mirën. Sidomos në çerekun e tretë u zhvillua lojë shumë e mirë, Prishtina përpiqej me forcat e saja por në një moment lejoj rivalin që të shkëputet në shtatë pikë epërsi (68:61) pikërisht në minutën e 30-të.

Gjithça vendoset në çerekun e fundit, kur Prishtina nuk ishte në ritmin e tre çerekëve të parë, sidomos atij të dytit, që kanë qenë më të mirë! Vendasit përfituan paksa nga përvoja, por edhe nga mospërqendrimi si duhet i bardhekaltërve dhe gradualisht shkëputen në epërsi dhe e thellojnë fitore në 18 pikë (95:77). Me gjithë humbjen Prishtina tregoi angazhim e lojë të mirë dhe me pak përqendrim do të kishin rezultatin më të favorshëm.

Gjermanët startuan me fitore, kurse Prishtinës i mbetet në takimet e radhës që të dëshmohet se nuk janë rastësisht në këtë pjesë të garave. Më efikasit te vendasit ishin Hulls me 12 pikë, Richter 12, Ellis 12, Morrison 12 dhe te Prishtina Mayfield me 20, Berisha 18 e Anderson me 17 pikë.

S.Oliver Wurzburg-Z. Prishtina 95:77

S.Oliver Wurzburg:Olaseni 10, Hulls 12, Obiesie 8, Hadenfeldt, Richter 12, Cooks 10, Loncar, Koch 9, Morrison 12, Ellis 12, Hoffmann 5, Loesing 5.

Z Mobile Prishtina: Mayfield 20, Bunjaku, Myles, Davis 8, Azemi, Anderson 17, Berisha 18, Tmusic, Boukichou 7, Krestini 7, Morina. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...