Po presim lajmin nga Beogradi! Kosova në emër të Republikës ka dy njërez atje

Basketboll

Po presim lajmin nga Beogradi! Kosova në emër të Republikës ka dy njërez atje

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 10:17
Ilustrim

Sot në Beograd do të bëhet tërheqja e shortit për FIBA Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, kur edhe Përfaqësueset tona do t’i mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre.

Federata e Basketbollit të Kosovës për herë të parë e ka paraqitur për të garuar Kombëtaren e Kosovës U20 në konkurrencën e femrave dhe tashmë janë gjithsej 6 Përfaqësuese që do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në FIBA Kampionate Evropiane, Divizione B (U16, U18, 20, meshkuj dhe femra).

Krahas shortit të FIBA Kampionateve Evropiane të kategorive të reja në Beograd do të bëhet edhe hedhja e shortit për raundin e tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 në konkurrencën e meshkujve.

Duhet theksuar se Federatën e Basketbollit të Kosovës në këtë event janë duke e përfaqësuar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme dhe Granit Rugova, Drejtor i Kombëtares të Kosovës.

Dushku dhe Rugova të mërkurën mbrëma kanë arritur në Beograd, ndërsa të enjten prej orës 11:00 do të jenë pjesë e shortit që organizohet nga FIBA Evropa në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat