Raptors tregojnë forcën ndaj kampionëve

Basketboll

Raptors tregojnë forcën ndaj kampionëve

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 12:17
Ndeshja kryesore e mbrëmjes në NBA ishte ajo në mes Golden State Warriord dhe Toronto Raptors në Oracle Arena

Skuadra kanadeze vazhdon me formë fantastike në këtë stinor.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes në NBA ishte ajo në mes Golden State Warriord dhe Toronto Raptors në Oracle Arena.

Raptors ndërprenë serinë pozitive të Warriors, duke fituar me rezultatin 113-93, ku përcaktuese ishte pjesa e parë e përballjes, me skuadrën kanadeze që siguroi një avantazh prej 18 pikësh, të cilin e mbajti deri në fund.

Ndonëse pa Kawhi Leonard, te Raptors shkëlqyen Kyle Lowry me 23 pikë e 12 asistime dhe Serge Ibaka me 20 pikë e 12 kërcime. Në krahun tjetër Kevin Durant ishte realizatori më i mirë me 30 pikë, por nuk pati mbështetje të mjaftueshme nga yjet e tjerë të Warriors.

Ndeshje dramatik mes Washingotn Wizards dhe Boston Celtics e cila u vendos vetëm pas vazhdimeve. Ishte skuadra nga Bostoni ajo që triumfoi si mysafir me rezultat 130-125, pas një paraqitje fantastike të Kyrie Irving i cili shënoi 38 pikë.

New Orleans Pelicans, falë formës se jashtëzakonshme të Anthony Davis, mposhti 118-114 Oklahoma City Thunder.

Ylli i Pelicans e mbylli takimin me statistika të frikshme, plot 44 pikë e 18 kërcime. Nuk mjaftuan 25 pikë dhe 11 kërcime të Paul George për Thunder, që para kësaj ndeshjeje kishin një ecuri pozitive prej katër fitoresh dhe vetëm një humbjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat