Shqiptari përballet me ish-kundërshtarin e Joshuas

Boksi

Shqiptari përballet me ish-kundërshtarin e Joshuas

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:39
Senad Gashi dhe Carlos Takam

Boksieri shqiptar Senad Gashi të shtunën do të përballet me boksierin nga Kameruni, Carlos Takam.

Sky Sports raporton se Takam kthehet për herë të parë në ring që nga nokauti që kishte pësuar ndaj Derek Chisoras në muajin korrik.

Gashi – Takam do të zhvillohet në “O2” të Londrës.

Kujtojmë se Takam ishte përballur me kampionin e botës, Anthony Joshuan më 28 tetor 2017 për titull të botës.

Boksieri Gashi, 28 vjeçar, ka shënuar deri më tani 17 fitore e një humbje, me të gjitha fitoret të shënuara me nokaut. Me 16 prej tyre të përfunduara në dy rundet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat