Chisora vs Whyte, ja në sa ora fillon meçi që përcakton kundërshtarin e Joshuas

Boksi

Chisora vs Whyte, ja në sa ora fillon meçi që përcakton kundërshtarin e Joshuas

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 23:20
Chisora vs Whyte

Dy vite më parë ky meç ishte zhvilluar për herë të parë. Whyte doli fitues pas një vendimi kontrovers. Tre gjyqtarët votuan si në vijim: 115-113, 115-114 dhe 114-115.

Të dy rivalët që vijnë nga Londra sonte do të ndeshen në një rimeç për tre titujt në kategorinë e rëndë të boksit, IBF, WBA dhe WBO.

Çmimi që njëri prej tyre do ta fitojë sonte më gjasë do të jetë mundësia për ta sfiduar kampionin e kategorive IBF, WBA, WBO, Anthony Joshuan.

Në këtë rast, Joshua do të luftonte për t’i mbrojtur të tre brezat.

Meçi zhvillohet në Arenën 02 të Londrës, ndërsa pritet të filloj rreth orës 23:00 sipas kohës tonë lokale. 

Ndeshjen mund ta ndiqni duke klikuar KËTU. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat