Dillian Whyte e nokauton Dereck Chisoran dhe bëhet kandidat potencial për t’u përballur me Anthony Joshuan

Boksi

Dillian Whyte e nokauton Dereck Chisoran dhe bëhet kandidat potencial për t’u përballur me Anthony Joshuan

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 00:37
Pamje nga meçi

Dillian Whyte e ka fituar edhe përballjen e dytë ndaj Dereck Chisoras, të cilin e ka nokautuar në raundin e 11-të.

Dy boksierët britanikë rikthyen rivalitetit ndërmjet tyre në një duel të zhvilluar të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës.

Meqenëse në lojë ishte mundësia që fituesi të përballej me kampionin e unifikuar, Anthony Joshua, në Wembley më 13 prill, rëndësia e këtij meçi ishte shumë më e madhe.

Më poshtë jua sjellim rrjedhën e meçit raund pas raundi:

Raundi 1

Chisora e nisi më shpejt raundin e parë, mirëpo Whyte iu kthye me një të djathtë të fortë dhe pastaj me një tjetër, porse nuk i shkoi deri në fund. Kundërshtari i tij arriti të rimarrë veten dhe ta mbarojë raundin.

Raundi 2

Sërish Chisora e mori iniciativën, mirëpo Whyte iu kundërvu me të djathtën. Si një favorit për këtë duel, Dillian dukej i relaksuar dhe me plot vetëbesim. Ndërkohë që kundërshtari i tij nuk e gjende hapësirën që e kërkonte për të ndëshkuar.

Image

 

Raundi 3

Këtë herë tentativën e parë e bëri Whyte, derisa Chisora dhuroi disa goditje të mira. Turma ishte e zhurmshme dhe po e mbështeste në këtë moment të mirë.

Raundi 4

Dillian goditi me një të djathtë të fortë, por Dereck u përmbajt dhe vazhdoi ta godasë kundërshtarin në trup. Në ndërkohë, Joshua thoshte se plani i Chisoras ishte që ta ngadalësojë ritmin e Whyte. Të dy boksierët dukeshin të lodhur në fund, ashtu që i shpëtoi gongu.

Raundi 5

Pas pauzës së shkurtër, të dy kundërshtarët dukeshin të freskët, derisa Chisora tregoi vendosmërinë e tij duke e goditur me kombinim drejt Whyte, porse pranoi një goditje me të majtën nga ky i fundit.

Image

 

Raundi 6

Nuk ka dyshim se Chisora dukej më në formë se kurrë në sulmet e tij kundrejt Whyte duke arritur që ta fitonte këtë raunde. Në ndërkohë pritej reagimi i Dillian në raundin e radhës.

Raundi 7

Chisora sulmoi menjëherë, por reagimi i Whyte ishte i shpejtë. Tashmë ishte gjysma e dytë e meçit dhe Dereck ishte boksieri më interesant për t’u shikuar, sepse askush nuk kishte pritur një performancë të tillë ndaj favoritit Whyte.

Raundi 8

Në këtë periudhë, qëllimi i Dillian ishte të merrte sa më shumë kohë dhe në momente shfaqej shumë i fuqishëm, derisa Chisoras iu hoq një pikë për goditje të ulët. Ky raund la të kuptohej se do të ishte një përfundim interesant.

Raundi 9

Duke qenë se ishte në mungesë të një pikë, Chisora e nisi në përpjekje që ta rimarrë atë, derisa Whyte kësaj radhe e godiste në trup. Porse Dereck jepte disa goditje të lehta, teksa Dillian u rikthye me goditje më të majtën.

Image

 

Raundi 10

Whyte dukej më i freskët duke bërë dallimin para syve të gjyqtarëve, mirëpo Chisora ishte shumë i guximshëm dhe rikthehej në tentim që edhe ai të marrë pikë.

Raundi 11

Një tjetër pikë iu mor Chisoras në këtë raund për goditje me bërryl, ndërkohë që Dillian filloi të sulmonte duke e vërejtur lodhjen e rivalit të tij dhe me një goditje të fortë me të majtën e rrëzoi Chisoran. Nokaut. Dhe Whyte e fitoi meçin!

Kujtojmë që këta dy boksierë ishin ndeshur edhe në dhjetorin e vitit 2016 në Manchester Arena, duel të cilin Whyte e kishte fituar me pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat