Pamje nga nokauti brutal i Whyte, që e la pa ndjenja në ring Chisorën

Boksi

Pamje nga nokauti brutal i Whyte, që e la pa ndjenja në ring Chisorën

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 10:57
Pamje nga nokauti brutal i Whyte, që e la pa ndjenja në ring Chisorën

Dillian Whyte e rrahu Dereck Chisorën me një nokaut brutal në rundin e 11-të të shtunën në Londër dhe i hapi vetes rrugë për t’u përballur me kampionin e botës, Anthony Joshuan.

Pas një meçi të barabartë për shumicën e dhjetë rundeve, Whyte ruajti energjinë dhe e rrëzoi brutalisht Chisorën në rundin e 11-të, duke e lënë pa ndjenja për disa momente.

Pamjet nga ky nokaut klasik mund t’i ndiqni në videon më poshtë.

Chisora out cold... #WhyteVsChisora ?? pic.twitter.com/e7DSdH4Q8Y

— Chris Chambers (@CapitalChambo) December 23, 2018

Në ring pas meçit, Whyte i bëri thirrje Joshuas të luftojë kundër tij, e ky i fundit u fut në ring dhe ia bëri më dije Whytet se ai është i treti në listën e synimeve të tij.

Duke iu adresuar Joshuas, nga i cili u mposht më 2015, Whyte tha: “Rimeç, hajde ta bëjmë. Ta bëjmë”.

Kampioni i IBF, WBO dhe WBA Joshua ia bëri të qartë se synimi i tij është të luftojë kundër kampionit të WBC-së, Deontay Wilder, ndërsa Tyson Fury është i dyti në listën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat