Wilder zbulon se do të përballet me Furyn, komenton edhe vërshëllimat ndaj Joshuas

Boksi

Wilder zbulon se do të përballet me Furyn, komenton edhe vërshëllimat ndaj Joshuas

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:07
Wilder dhe Tyson Fury

Anthony Joshua është vërshëllyer nga tifozët e boksit në “O2 Arena”, pas duelit Whyte – Chisora.

Britaniku u fut në ring për një debat të ashpër me fituesin Dillian Whyte, ku pastaj fitoi vërshëllimat e të pranishmëve.

Kjo ngjarje nuk i ka ikur amerikanit Deontay Wilder, i cili menjëherë ka komentuar situatën.

“Dëgjova se e kanë vërshëllyer Joshuan. Mora disa mesazhe që tregonin se e gjithë arena po e vërshëllente” ka thënë Wilder për “FightHype”.

Ai ka bërë të ditur edhe planin e tij për vitin 2019.

“Tash njëherë është koha për festat. Viti i Ri po afron dhe duhet shijuar. Kështu që rrini të lidhur. Do të jetë një kohë e mirë për tifozët e boksit pas kësaj” ka thënë tutje amerikani.

“Do të përballem me Tyson Furyn. Me siguri. Duhet ta bëjmë revanshin. Ishte një duel kontraversial dhe duhet bërë edhe njëherë” ishin fjalët e “bomberit të bronztë”.

“Nuk ka barazim. Ka humbës ose fitues” ka përfunduar ai.

Duket se Joshua nuk do ta ketë përball amerikanin kështu që duhet përballur me Dillian Whyte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat