Wilder e konfirmon meçin e radhës

Boksi

Wilder e konfirmon meçin e radhës

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 17:09
Wilder e konfirmon meçin e radhës

Boksieri Deontay Wilder ka dhënë deklaratën e fundit për vitin 2018. Wilder konfirmoi se meçi i ardhshëm do të jetë ndaj Tyson Fury dhe jo me Anthony Joshuan.

”Tani për tani, e gjitha është të shijoj pushimet, duke shijuar Vitin e Ri, pastaj do të rikthehem”, tha Wilder.

”Kështu që qëndroni gati. Do jetë kohë e shkëlqyeshme për boksin dhe tifozët e këtij sporti”.

”Unë do të rindeshem me Tyson Furyn. Sigurisht. Duhet të bëjmë rimeçin. Ishte një luftë e debatueshme dhe kur është e tillë duhet të kthehesh”, shtoi ‘Bomberi i Bronztë’.

”Nuk mund të ketë barazime. Ka një fitues dhe një humbës – ju e dini se çfarë po them?”, deklaroi ai.

Kujtojmë se ndeshja e fundit e boksierit amerikan ishte më 1 dhjetor, ku meçi me Furyn përfundoi me barazim pas vendimit të gjytarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat