Ky do të jetë rivali i Joshuas më 13 prill

Boksi

Ky do të jetë rivali i Joshuas më 13 prill

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:12
Anthony Joshua

Eddie Hearn, menaxheri e promotori i boksierit britanik Anthony Joshua, ka deklaruar sot se kandidati kryesor për t’u ndeshur me kampionin e botës në peshën e rëndë në boks është Dillian Whyte.

Në fakt, Joshua synon të ndeshet me Wilder, kampionin tjetër të botës dhe të unifikojë titujt kampionë bote të peshës së rëndë, por ky duel duket i pamundur për momentin.

Wilder është projektuar drejt revanshit me Tyson Fury, ndaj Eddie Hearn konfirmon se ka nisur bisedimet me stafin e Whyte.

“Tashmë Whyte është në “pole” për t’u përballur me Joshua, një revansh mes tyre. Nuk kemi zgjidhje tjetër, duke parë se Wilder dhe Fury do të zhvillojnë revanshin. Ne kemi prenotuar 13 prillin në “Wembley” dhe nuk mund ta anullojmë”, tha Hearn. Dy boksierët janë ndeshur edhe në vitin 2015, me Joshua që fitoi me "KO" ndaj Whyte.

“Nuk kemi ende një marrëveshje me Whyte dhe nuk ka për të qenë e lehtë, pasi Dillian ka disa kërkesa. Po ashtu edhe Joshua ka disa kërkesa. Ata nuk e duan njëri-tjetrin, por ky është një duel që mund të gjenerojë shumë të ardhura në Britaninë e Madhe. Pavarësisht se nuk kemi Wilder rival, kjo sfidë mes Joshua e Whyte mbetet një përballje e fortë në peshat e rënda”, u shpreh Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat