Latifi duhet të presë ende për titull, pëson humbje nga Anderson

Boksi

Latifi duhet të presë ende për titull, pëson humbje nga Anderson

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 08:25
Ilir Latifi, Corey Anderson

Ilir Latifi pësoi humbje nga Corey Anderson në mbrëmjen e UFC 232.

Dueli mes tyre zgjati 15 minuta (tre raunde), ndërsa në fund me anë të pikëve fitoi amerikani.

Kështu ëndrra e Latifit për titullin në divizionin e lehtë në pesha të rënda duhet të presë edhe pak, shqiptari para këtij dueli ishte i pesti në renditje, ndërsa Anderson i dhjeti.

Tani amerikani ka 12 fitore në karrierë dhe katër humbje, ndërsa Latifi regjistron humbjen e gjashtë në mesin e 14 fitoreve. Më poshtë keni ecurinë e duelit:

Raundi 1: Çdo gjë filloi me një kujdes të madh nga të dy sportistët. Ishte Latifi ai i cili sulmoi i pari, ku goditi fuqishëm kundërshtarin në këmbën e tij. Pas kësaj filloi një përleshje më e afërt, Anderson mori disa goditje më shumë nga Latifi, por të dy ruajtën energjitë për raundet tjera. Pesë minutat e parë mund të themi i takuan yllit shqiptar, por që në UFC paraqitet si sportist nga Suedia.

Raundi 2: Anderson duke ditur se është prapa nga raundi i parë e filloi me disa goditje, as Latifi nuk qëndroi duarkryq. Pasi të dy njihen si mundës, Latifi tentoi luftë nga afër në tentim për ta rrëzuar amerikanin, por nuk ia arriti. Në vazhdim të dy sportistët i dhanë njëri-tjetrit disa goditje, por jo diçka për të lenë shenja në raundin e fundit. Ndoshta Anderson mori diçka më shumë nga ky pesë minutësh.

Raundi 3: Amerikani e filloi me disa gjuajte me këmbë, e pastaj edhe me duar. Latifi zgjohet nga gjysma e raundit, bën disa goditje, por edhe mori të tjera nga Anderson. Në minutën e fundit të dy provuan disa goditje, por lodhja e kishte bërë të vetën dhe nuk ishin aq të forta. Një pesë minutësh tjetër që pak më shumë i takoi amerikanit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat