Ja sa para fitoi mbrëmë Ilir Latifi

Boksi

Ja sa para fitoi mbrëmë Ilir Latifi

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:30
Ilir Latifi dhe Corey Anderson

Ilir Latifi pësoi humbje nga Corey Anderson në mbrëmjen e UFC 232.

Dueli mes tyre zgjati 15 minuta (tre raunde), ndërsa në fund me anë të pikëve fitoi amerikani.

Kështu ëndrra e Latifit për titullin në divizionin e lehtë në pesha të rënda duhet të presë edhe pak, shqiptari para këtij dueli ishte i pesti në renditje, ndërsa Anderson i dhjeti.

Ilir Latifi edhe përkundër humbjes arriti të fitoj një shumë të madhe të holash. Latifi ka grumbulluar afro 85 mijë dollarë nga ky duel, kurse kundërshtari i tij fitoi shumë më të madhe, pra rreth 130 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat