Fantastik Fury, i nominuar për thuajse të gjitha çmimet e vitit

Boksi

Fantastik Fury, i nominuar për thuajse të gjitha çmimet e vitit

Më: 1 janar 2019 Në ora: 00:24
Tyson Fury

Rikthimi i Tyson Fury në ringun e boksit ishte padyshim momenti më i madh për sportin në 2018.

Britaniku arriti që pas 3 viteve mungesë, pas një jetë të narkomanit, pas depresionit të madh, të rikthehet dhe të bëjë për vete të gjithë.Fury arritit që t’i bëjë ballë kampionit të WBC, Deontay Wilder, të cilin për mendimin e shumëkujt edhe e mposhti, mirëpo juria ia mohoi rikthimin më të madh në histori të sportit.

Për gjithë këtë sukses të jashtëzakonshëm, Fury është shpërblyer duke u nominuar pothuajse për të gjitha çmimet, transmeton lajmi.net.Të gjitha kategoritë ku është nominuar britaniku ua sjellim më poshtë.

Luftëtari i vitit – Ndeshja e vitit – Nokauti i vitit – Trajneri i vitit ( Ben Davison) – Rikthimi i vitit – Evenimenti i vitit – Raundi i vitit – Inspirimi i vitit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat