Njihuni me sheikun e Kosovës, që ka shumë djem

Boksi

Njihuni me sheikun e Kosovës, që ka shumë djem

Nga: K. Goca Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:14
Latif Demolli mes djemve, si sheik

E ka për zemër veshjen si sheik dhe vërtet i shkon për fytyre, sepse është edhe zeshkan! Është gjyqtari ndërkombëtar i boksit Latif Demolli, i cili në ndërrim viti bëri një senzacion!

I mblodhi katër djemtë e tij, apo siç thotë shpesh kam ‘kallaballëk’ djem dhe futet mes tyre, duke bërë një fotografi, për kujtim. Në fakt, Demolli nuk është sheik, por e ka për qejfi këtë veshje dhe duket shumë bukur.

Image

Ndryshe është zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës, ose siç njihet në opinion, me shtatë funksione.

Demolli është prej punëtorëve më të mëdhenj në federatë dhe shumë herë i jep shije edhe katit të parë në shtëpinë e sportit, saqë kur mungon ndonjë ditë, mërziten edhe këta të Komitetit Olimpik të Kosovës, pasi që mungon edhe atmosfera aty dhe duket sikur një heshtje varri atypari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat