Një fotografi sa një mijë fjalë! Vitet e vështira, vitet të ekzistencës dhe të rezistencës ndaj pushtuesit serb.
Fotoja është e vitit 1997, ku shihet miku i madh i kombit shqiptar, kongresmeni amerikan Eliot Engel. Njeriu që bëri shumë për Kosovën.
“Në vitin 1997 në pritje nga vizita e Eliot Engel”, shkruan Agim Tahiraj, gjyqtar i boksit dhe trajner i dalluar.