Conor McGregor – Khabib Nurmagomedov akuza e fyerje të rënda për njëri – tjetrin

Boksi

Conor McGregor – Khabib Nurmagomedov akuza e fyerje të rënda për njëri – tjetrin

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:32
McGregor dhe Nurmagomedov

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, 3 muaj pas duelit që zhvilluan mes tyre në Las Vegas, në eventin UFC-229, kanë shkëmbyer batutat e para në distancë. Akuza, fyerje dhe premtime për revansh, që kanë bërë fansat e këtij sporti të ëndërrojnë një përballje të dytë mes dy ikonave të UFC-së.

Duket se dy sportistët po përgatisin sërish terrenin për një përballje të dytë në kafaz, duke nisur të njëjtën “muzikë” e strategji si një vit më parë. Ka qenë McGregor ai që i pari ka lëshuar akuzën dhe batutën e parë, duke thumbuar rivalin rus.

“Mos u bëj si një ku**ë që vetëm ankohesh. Kjo është e njëjta gjë që i thashë Khabib edhe në fund të raundit të tretë. Nëse ka një njëri që duhet të ankohet për gjyqtarin ai duhet të jem unë, pasi në raundin e parë u bllokove mbi këmbët e mia për 4 minuta pa bërë asnjë gjë”, shkruan McGregor.

E menjëhershme replika e Nurmagomedov, që e fitoi e sfidën e parë mes tyre: “Do të jetosh me këtë turp përgjatë gjithë jetës tënde”. Ndoshta këto batuta janë hapi i parë drejt një revanshi mes dy sportistëve, që më 29 janar do të mësojnë dënimin që do të marrin nga Komisioni i Sportit në Nevada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat