Asat e boksit! Emrat e mëdhenj të sportit të Kosovës, ish boksierët e gjeneratës së artë të Prishtinës, të viteve të 70-ta e të 80-ta, Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci dhe Zahir Shabani. Gjeneratë e artë që me shumë shokë me KBO Prishtinën fituan pesë herë titullin e kampionit dhe gjashtë herë të nënkampionit të ish Jugosllavisë.
Një foto para 23 viteve dhe një pas 23 viteve, janë të njëjtit individ. Para 23 viteve, pra në vitin 1995, Zahir Shabani ka qenë nënkryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, post që e kishte mbajtur deri në vitin 2002, ndërsa sërish në këtë post ka qenë edhe në vitin 2010!
Shabani është njeriu që ka dhënë shumë në kohën e okupimit jo vetëm financiarisht për boksin, por në përgjithësi sportin. Në vitin 1995 e deri në luftë Bogujevci e Peci kanë qenë përkrah Shabanit, por jo edhe me poste, për shkak se siç thonë ishin emra dhe për t’iu shmang presionit nga regjimi kriminal serb.