Hearn cakton afatin për rivalët e Joshuas - Bota Sot
Hearn cakton afatin për rivalët e Joshuas

Boksi

Hearn cakton afatin për rivalët e Joshuas

Më: 14 janar 2019 Në ora: 19:44
Joshua

Një ofertë e re tani është duke u përgatitur për Wilderin, e cila do t’i dërgohet atij gjatë kësaj jave. Oferta të tjera do t’i bëhen edhe Furyt dhe Dillian Whyte. Ky i fundit e kishte kritikuar javën e kaluar ekipin e Joshuas, kampionit të botës në WBO, WBA dhe IBF, duke thënë se ata kanë vënë kushte qesharake për ta zhvilluar meçin.

Dillian Whyte në meçin e tij të fundit kishte mundur veteranin Derek Chisora, pas një dueli shumë interesant, duke u kthyer kështu në “radar” të promotorëve për një titull bote.

Whyte konsiderohet si opsioni me më së shumti gjasa për të ndodhur, mirëpo Hearn ka thënë se, deri më tani, ata nuk e kanë asnjë favorit, edhe pse kanë mbetur vetëm 13 javë deri në datën e rezervuar në Wembley.

“Është e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë se ka një dallim shumë të madh mes boksierëve të cilët duan me të vërtetë të ndeshen me Joshuan dhe atyre që vetëm thonë se e duan një gjë të tillë”, ka thënë Hearn.

“Ne kemi bërë disa oferta për boksierët më të mirë në kategorinë e peshave të rënda dhe do të bëjmë edhe oferta të tjera gjatë dy ditëve të ardhshme. Brenda dhjetë ditëve të ardhshme do ta vendosim rivalin e ardhshëm të Joshuas”.

“Nëse ata [Wilder, Fury dhe Whyte] mendojnë se mund ta mposhtin Joshuan, atëherë le të vijnë ta bëjnë këtë gjë. Mesazhi ynë është i thjeshtë: Ejani dhe përballuni. Kush e do me të vërtetë? Kjo është mundësia juaj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...