Joshua e ka kontaktuar personalisht Wilder-in, ja çfarë i ka ofruar për një mega – duel

Boksi

Joshua e ka kontaktuar personalisht Wilder-in, ja çfarë i ka ofruar për një mega – duel

Më: 17 janar 2019 Në ora: 22:23
Anthony Joshua

Anthony Joshua duket se e dëshiron me çdo kusht duelin kundër Deontay Wilder.

Joshua si bartës i titujve IBF, WBO, IBO, WBA dhe Wilder si bartës i titullit WBC, do të mundësonin që njëri nga boksierët të jetë kampioni i unifikuar.

Promotorët e boksierëve duket se po hasin në vështirësi për të aranzhuar një meç mes dy gjigantëve, kështu që Joshua ka bërë një hap të madh duke e kontaktuar personalisht amerikanin.

Ai sipas raportimeve të medieve britanike i ka ofruar “bomberit të bronztë” një duel ku fitimet do të ndaheshin 60/40 në favor të AJ.

Këtë e ka konfirmuar edhe Eddie Hearn, promotori i Joshua, i cili ka thënë se ata nuk do të tërhiqen deri sa të sigurojnë një luftë me Wilder.

Gjithashtu, nga kampi i britanikut është bërë e ditur se një ndeshje me fitimet 50/50 nuk mund të ndodh në këtë kohë.

Mbetet të shihet nëse Wilder do të pajtohet me ofertën e Anthony Joshua. Tifozët e boksit do të ishin jashtëzakonisht të lumtur të shihnin këtë duel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat