Sportistët binjak me emër në Kosovë, dikur dy vjeç, po ku mbeten sot?

Boksi

Sportistët binjak me emër në Kosovë, dikur dy vjeç, po ku mbeten sot?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 10:44
Sportistët binjak me emër në Kosovë, kur ishin dy vjeç

Boksi është sport me renome dhe që sjellë rezultate kulmore në periudhat e ndryshme, veçanërisht nuk harrohen kohërat e arta të viteve të 70-ta dhe të 80-ta.  Edhe pas luftës dolën shumë emra të mëdhenj, disa lanë gjurmë në boksin amatorë e disa në profesionalizëm. Dy emra që vërtetë kanë respektin e opinionit jo vetëm sportiv janë vëllezërit binjak nga Prishtina, Gazmend e Arian Gashi, boksier dikur të Kombëtares së Kosovës dhe të klubit të boksit Prishtina.  Boksierët që nuk kanë më shumë se 26 vjet, sot japin kontribut të madh në boks, Gazmendi është trajner në KBO Prishtina dhe Ariani është aktiv në boksin profesional në Gjermani. 

Image

Një fotografi me veshje kombëtare kur binjakët ishin në moshën dyvjeçare dhe një foto e ditës së sotme (sportistet binjak me emër në Kosovë, si shpresa olimpike, dikur dy vjet ku mbetën sot), është vërtetë emocionuese për binjakët, që njihen me angazhim, punë profesionale dhe janë shembull në shoqëri si për mirësjellje po ashtu edhe për kontribut jo vetëm sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat