Vritet sportisti! Likuidimi është bërë me ‘vulën’...

Boksi

Vritet sportisti! Likuidimi është bërë me ‘vulën’...

Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:59
Vritet sportisti! Likuidimi është bërë me ‘vulën’...

Boksieri britanik, Tom Bell (21-vjeçar) ka vdekur në siptal, pas plagosjes në një lokal në qytetin Doncaster.

“Likuidimi është bërë me ‘vulën’ e mafias”, shkruan Mail.

Sipas një dëshmitari, Tom Bell ka qenë i rrethuar me shokë, para se sulmuesit e panjohur kishin qëlluar me armë nga një veturë në lëvizje.

Policia i ka nisur hetimet, ndërkohë që e ka gjetur një veturë të djegur të markës BMW.

Dyshohet po ashtu se Tom Bell, si një boksier perspektiv, ka qenë i përfshirë në punë me pjesëtarët e nëntokës.

Kjo vrasje vjen pasi gazetari hulumtues nga Gana, Ahmed Hussein-Suale, i cili intenzivisht kishte raportuar për korrupsionin në sport është vrarë me një atentat, shkruan index.hr.

Sipas raportit të policisë, në gazetarin është shtënë tri herë nga arma e zjarrit, në kryeqytetin e Ganës, Akra. Për shkak se plumbat e kishin goditur gazetarin në qafë dhe gjoks, ai ka vdekur në vend.

Gjatë ditës së djeshme, është gjetur i vdekur edhe basketbollisti i skuadrës franceze, Nantes, Jermaine Marshall, në apartamentin e tij.

Policia franceze ende nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat