Joshua – Fury, fillon lufta mes promotorëve të boksierëve

Boksi

Joshua – Fury, fillon lufta mes promotorëve të boksierëve

Më: 20 janar 2019 Në ora: 00:18
Tyson Fury

Promotorët e Anthony Joshuas dhe Tyson Fury janë futur në një “luftë” me njëri tjetrin.

Në pamundësi për të aranzhuar një meç për gjigantët e boksit, ata kanë filluar luftën e tyre mediatike.

Frank Warren e ka quajtur gënjeshtar promotorin e Joshuas, Eddie Hearn, duke thënë se fjalët e tij për ofertën e Fury nuk ishin të vërteta.

“Oferta duhej bërë tek unë. Unë jam promotori i tij (Furyt). Ndoshta Hearn duhet të filloj të sillet si i rritur, dhe të ulët në tavolinë për të diskutuar këto çështje” ka thënë Warren.

“Oferta që ata i kanë bërë Furyt ishte e ulët. Nuk ishte 60/40. Është një gënjeshtër” ka thënë tutje promotori i Fury.

Joshua do ta ketë përballjen e tij të ardhshme më 13 prill në “Wembley” mirëpo ende nuk ka caktuar kundërshtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat