Joshua cakton kundërshtarin e radhës – do të ndeshet me këtë boksier me 1 qershor

Boksi

Joshua cakton kundërshtarin e radhës – do të ndeshet me këtë boksier me 1 qershor

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:39
Anthony Joshua dhe Jarrell Miller

Duket se dueli mes Anthony Joshua dhe Jarrell Miller mund të zhvillohet këtë vit – pasi bisedimet mes përfaqësuesve të boksierëve kanë filluar.

Skuadra e Joshua njoftohet se ka bërë një ofertë zyrtare për Jarrell Miller për një luftë të peshave të rënda, e cila do të zhvillohej më 1 qershor në New York në Madison Square Garden.

Kjo është sipas gazetarit të “Ring Magazine”, Mike Coppinger, i cili thotë: “Oferta formale e bërë për Jarrell Miller nga Anthony Joshua është më 1 qershor në MSG, dueli do të transmetohet nga DAZN dhe do të shërbejë si debutimi i Joshua në SHBA.”

Vlen të theksohet se Wembley është i rezervuar për 13 prill dhe pikërisht me këtë datë do ta shohim duelin e parë të Joshuas për këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat