Khabibi e zbulon një të vërtetë tronditëse për McGregorin

Boksi

Khabibi e zbulon një të vërtetë tronditëse për McGregorin

Më: 29 janar 2019 Në ora: 14:48
Khabibi e zbulon një të vërtetë tronditëse për McGregorin

Khabib Nurmagomedov pretendon se Conor McGregori i ishte përgjëruar atij gjatë meçit që të mos e godasë dhe të qetësohet. Rusi beson se kjo gjë vetëm sa ia kishte dëshmuar atij se sa i dobët është McGregori.

Në tetor të vitit të kaluar, pas gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të rundit të katërt kur Khabibi e mbajti atë në një pozitë të pafavorshme për irlandezin, duke e fituar përsëri kurorën e peshave të rënda.

“Pikë së pari, unë dëshiroja ta dënoj atë. Doja ta lodhja atë. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua kur ai u dorëzua. Ai më kërkoi mua ta përfundoj meçin, kjo është shumë më i mirë se një nokaut”, ka thënë Khabibi.

“Nëse do ta kisha nokautuar atë në rundin e dytë, njerëzit mund ta kishin konsideruar atë si me fat. Por, çfarë nëse e godet atë në secilin rund dhe ai dorëzohet? E gjitha përfundon aty, s’mbetet asgjë për të thënë”.

“Nuk mendoj se ai dëshiron të garojë me mua sepse ai e ndjeu secilën goditje. Ai e përjetoi fuqinë time mendore, ai përjetoi kontrollin tim, goditjen e mia. Të gjitha këto i përjetoi dhe në fund vendosi të dorëzohet”.

“Ai tentoi të më fliste gjatë kohës kur ishim në kafaz. Më thoshte: ‘Është vetëm biznes, kjo është e gjitha që vlen për mua… të lutem, qetësohu, mos më godit’. Ai tentoi të më qetësonte. Ne veçse i kishim përfunduar tri runde të meçit dhe pastaj tentoi të më binde se ky ishte vetëm biznes. Kjo gjë e shfaqi dobësinë e tij”.

Menjëherë pasi e fitoi meçin, Khabib e kapërceu rrethojën e kafazit dhe e filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregorit, Dillion Danis. Edhe vet McGregori u ngjit në rrethojë pastaj dhe e goditi një anëtar të stafit të Khabibit.

Përleshja nuk përfundoi këtu pasi që vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabibit hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës e goditi McGregorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat