Haxhi Krasniqi në aksion, ushtron në borë për duelin e radhës!

Boksi

Haxhi Krasniqi në aksion, ushtron në borë për duelin e radhës!

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:09
Haxhi Krasniqi në aksion, ushtron në borë për duelin e radhës!

Haxhi Krasniqi ka nisur të bëhet gati për duelin e parë të vitit 2019

Viti 2018 ishte fantastik për Haxhi Krasniqin.

Boksieri kosovar u konfirmua kampion i Evropës në boksin profesionist.

Mirëpo, junikasi nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ai nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u shpallur kampion bote.

Dhe, për ta arritur këtë pikë, ai po ushtron fort.

Boksieri më i madh shqiptar i momentit i ka postuar disa fotografi dhe video në rrjetet sociale, respektivisht në Instastory, ku shihet duke ushtruar në borë.

“Prapë në vendin e punës. Përgatitjet për duelin e radhës filluan. Java e parë e ushtrimeve me Sepp Maurer shkoi shumë mirë dhe ka qenë si gjithnjë kënaqësi të stërvitem në Sportschule Kinema. Juve ju uroj një fundjavë të bukur”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë që ka ushtruar duke boksuar, ai gjithashtu ka skijuar dhe ka bërë ushtrime të mundimshme, por që me siguri do t’ia vlejnë pasi Krasniqi gjithmonë punon me seriozitet të madh dhe në fund ky mund i shpaguhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat