Mësohet rivali me të cilin pritet të ndeshet Joshua

Boksi

Mësohet rivali me të cilin pritet të ndeshet Joshua

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:41
Anthony Joshua

Eddie Hearn ka përmendur emrat e kundërshtarëve të mundshëm për Anthony Joshuan në meçin e ardhshëm.

Anthony Joshua me “shumë mundësi” do ta anulojë datën e 13 prillit për një duel në stadiumin “Wembley”, ka bërë të ditur promotori i tij, Eddie Hearn.

Joshua, kampion i botës në kategorinë e rëndë në boks kishte nënshkruar marrëveshje për të boksuar dy herë në stadiumin kombëtar, ku i pari ishte fitorja e 22 shtatorit ndaj Alexander Povetkin.

Por, Hearn ka bërë të ditur se një duel i ri me Dillian Whyte në Britani ose me amerikanin Jarrell Miller në New York do të jenë sfidat e ardhshme të Joshuas.

“Gjëja kryesore është se duket se 13 prilli është pak i pritshëm të realizohet”, u shpreh Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat