"Nëse Khabib takohet me McGregor përgatituni për një revansh pa rregulla"

Boksi

"Nëse Khabib takohet me McGregor përgatituni për një revansh pa rregulla"

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:52
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor

Khabib Nurmagomedov asnjëherë nuk i ka falur veprimet apo akuzat që Conor McGregor ka bërë para duelit që dy kampionët e UFC-së zhvilluan në eventin UFC-229. Kjo solli edhe atë incident masiv jashtë kafazit, që më pas u pasua me një pezullim 6-mujor për irlandezin dhe 9-mujor për rusin. Fansat e këtij sporti shprehen se mezi presin që dy sportistët të përballen sërish në kafaz për revanshin, por kjo sfidë nuk ëhstë e thënë që të ndodhë me çdo kusht në oktagon.

Gjithsesi, menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz, shprehet se ky revansh mund të ndodhë në çdo moment dhe i kërkon irlandezit që të udhëtojë i sigurtë, në të kundërt rrezikon jetën. “Do të jetë mirë për sigurinë e Conor që të mos ecë i vetëm në rrugë. Revanshi mes tyre nuk është e thënë që të ndodhë në kafaz, por kudo. Nëse ata të dy do të takohen rastësisht mund të zihen pa rregulla kudo: Në rrugë, në parkingun e një garazhi, në një urë”, tha Abdelaziz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat