Haxhi Krasniqi vjen me paralajmërimin e madh! - Bota Sot
Haxhi Krasniqi vjen me paralajmërimin e madh!

Boksi

Haxhi Krasniqi vjen me paralajmërimin e madh!

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi është duke u bërë gati për sfidat që e presin në boksin profesionist gjatë vitit 2019

Haxhi Krasniqi vazhdon ushtrimet intensive.

Boksieri nga Kosova po bëhet gati për sfidat që e presin gjatë viti 2019.

Ai nuk e di ende emrin e kundërshtarit, por për çdo rast është duke ushtruar për meçin e parë të vitit.

“Së shpejti, përsëri në ring”, ka shkruar boksieri junikas në një fotografi të postuar në Instagram, ku shihet në ring.

Krasniqi u konfirmua si kampion i Evropës në boksin profesionist gjatë vitit 2018, por nuk ka hequr dorë ende nga dëshira për t’u shpallur kampion i botës.

Ai dëshiron të bëhet shqiptari i parë kampion bote, pasi këtij titulli iu kishte afruar shumë kushëriri i tij, ish-boksieri nga Kosova, Luan Krasniqi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...