Kur i ndjeri ia lidh... Aziz Salihut!

Boksi

Kur i ndjeri ia lidh... Aziz Salihut!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:23
Kur i ndjeri ia lidh dorëzat Aziz Salihut!

Një emër që pak flitet në shqiptari për të, është Bruno Hrastinski! I ndjeri Bruno ka prejardhje shqiptare dhe ka qenë selektor i reprezentacionit të ish Jugosllavisë së bashku me të ndjerin, të famshmin Lah Nimani. Një fotografi e rrallë është publikuar, kur Bruno ia lidh dorëzat Aziz Salihut, ky i fundit është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Bruno e ka pas babin shqiptar, Cana Begun dhe është me prejardhje nga Gjakova, pra e familjes Kryeziu (e regjisorit Ekrem Kryeziu). Bruno ka qenë selektor atëkohë, kurse Lah Nimani trajner i parë”, kështu ka deklaruar me 10 janar të këtij viti Mehmet Bogujevci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

“Bruno i ka treguar Lahit se është me prejardhje shqiptare. Ai i ka treguar në besë, ndërsa Lahu na tregon neve se kush është Bruno”, kishte thënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Afrim Majanci, ish boksier i mirënjohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat