Morina kërkon fitoren e 10-të  

Boksi

Morina kërkon fitoren e 10-të  

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:56
Morina kërkon fitoren e 10-të  

Boksieri i mirënjohur nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani, Sherif Morina, ka paralajmëruar ndeshjen e tij të 10-të kurse e njëjta do të zhvillohet më 4 maj në Wuppertal. Morina thotë për “ArenaRing” se tani më ka filluar me përgatitje intensive dhe se pret suksesin e radhës. “Po më 4 maj do të ngjitem sërish në ring dhe shpresoj se do arrij deri tek triumfi që më pas të më jepet shansi të ndeshem jashtë vendit. Kundërshtari ende nuk më është caktuar por besoj se shumë shpejt do ta kuptoj.

Sido që të jetë unë do analizoj së pari kundërshtarin dhe së bashku me stafin teknik do të formojmë edhe taktikën”, thotë Morina i cili pret edhe përkrahje të madhe në këtë duel. Ai zbulon ekskluzivisht se në fund të këtij muaji ka pasur të ndeshet edhe për titull WBC Silverbelt, mirëpo kontrata nuk është nënshkrua me kohë dhe është anulua kjo ndeshje. Deri tani duhet cekur se kosovari ka 9 lufta ku prej tyre 8 fitore dhe 1 diskualifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat