Ja sa para do t’i fitojë Joshua në debutimin e tij në Amerikë

Boksi

Ja sa para do t’i fitojë Joshua në debutimin e tij në Amerikë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 22:06
Anthony Joshua

Anthony Joshua është shumë afër që të aranzhojë duelin e tij të ardhshëm.

Kampioni i katërfishtë duket se do të përballet me amerikanin Jarrell Miller, në Amerikë, saktësisht në New York.

Ndeshja kundër Miller, në ‘Madison Square Garden’ do të ishte e para për britanikun në një ring amerikan.

Sipas “Metro”, Joshua pritet që në debutimin e tij në Amerikë të fitojë diku rreth 22 milionë euro.

Kundërshtari i tij pritet që të përfitojë rreth 6 milionë euro në përballjen me kampionin Joshua.

Sipas raportimeve të fundit, pritet që në 48 orët e ardhshme të zyrtarizohet dhe të nënshkruhet gjithçka për këtë duel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat