Joshua zyrtarizon kundërshtarin - Bota Sot
Joshua zyrtarizon kundërshtarin

Boksi

Joshua zyrtarizon kundërshtarin

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:02
Joshua zyrtarizon kundërshtarin

Meçi mes Anthony Joshua dhe Jarrel Miller është konfirmuar zyrtarisht, me AJ që do të ndeshet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë në karrierën e tij.

Më 1 qershor, në Madison Square Garden do të organizohet ky meç i peshave të rënda, që premton të sjellë një natë të paharruar boksi.

Njoftimi që Anthony Joshua të organizojë një meç më 13 prill në stadiumin ‘Wembley’ është anuluar, shkaku i kohës së limituar dhe mungesës  së kundërshtarit.

Eddie Hearn ka qenë figura kryesore e këtyre negociatave, duke shikuar të gjitha mundësitë e mundshme për t’i organizuar një meç kampionit të tyre të unifikuar.

Jarrell Miller, i cili do të sfidojë Joshuan është 30 vjeçar, dhe i gjatë 193 centimetra.

Në karrierën e tij profesionale ai ka shënuar 24 paraqitje në ring, me 23 fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...