Joshua përplaset fizkisht

Boksi

Joshua përplaset fizkisht

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 17:47
Anthony Joshua dhe sfidantit amerikan Jarrell Miller, zhvilluar në Nju Jork, ka qenë spektakolare

Konferenca e parë për shtyp mes kampionit të botës në peshën e rëndë Anthony Joshua dhe sfidantit amerikan Jarrell Miller, zhvilluar në Nju Jork, ka qenë spektakolare. Në momentin që dy boksierët janë ngjitur në skenë ka patur një përplasje fizike.

I pari që u ngjit në skenë ishte Miller dhe pas tij Joshua. Kur britaniku iu afrua rivalit, Miller e shtyu atë, duke krijuar kaos. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe organizatorëve të këtij dueli që palët të ndaheshin dhe situata të mos degjeneronte edhe më shumë.

Situata ishte e tensionuar dhe boksierët debatonin me tyre. Joshua dukej disi më i qetë edhe pse ishte ai që vajti shumë pranë fytyrës së Miller, që reagoi duke e shtyrë. Joshua zbriti nga skena duke debatuar edhe me disa persona që ishin mes të ftuarve, por u largua nga personat e sigurisë.

Më pas boksierët u ulën në vendet e tyre dhe nisi konferenca për shtyp. Gjithsesi, situata e krijuar lë të mendosh se dueli i 1 qershorit, që do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut ka për të qenë mjaft i bukur.

Në këtë sfidë Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat